Në objektin Qendror të Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë, u nënshkrua Memorandumi i Bashkëpunimit në mes të Drejtorit të AKI-së, Petrit Ajeti dhe Zv. Drejtorit të përgjithshëm, të Agjencisë për Regjistrimin e Bizneseve në Kosovë, Lebibe Haliti
Sipas njoftimit, ky Memorandum do të ndihmoj ARBK-në dhe AKI-në në avancimin e bashkëpunimit dhe lehtësimin e përmbushjes së detyrave dhe përgjegjësive Kushtetuese dhe Ligjore, përcjell Arbresh.info.
“Informacionet e grumbulluara nga ky bashkëpunim, do të ndihmojnë në luftën kundër krimit te organizuar, shpëlarjes së parave, financimit të terrorizmit, luftën kundër ekonomisë jo formale, identifikimin e kapitalit dhe investimeve nga vendet dhe individ të sanksionuar nga Institucionet Ndërkombëtare, si dhe identifikimin e kapitalit të dyshimtë.”, thuhet në njoftim./Arbresh.info/
Polonia regjistron më shumë migrantë në kufi me Bjellorusinë
Sot nis Fest 63 – Për 4 net, 30 artistë në garë
Vrasja e dyfishtë në Gjakovë, ngritet aktakuzë ndaj dy të dy...
Zelensky thotë se kurrë nuk ka pasur marrëveshje të arritur ...
Osmani: Sllovenia është një nga aleatët dhe miqtë më të ngus...
Nesër mbahet mbledhja e përbashkët e kuvendeve Kosovë-Shqipë...