Agjencia Kosovare e Inteligjencës (AKI), dhe Forca e Sigurisë së Kosovës (FSK) kanë nënshkruar një memorandum bashkëpunimi.
Sipas njoftimit të AKI-së, ky memorandum synon forcimin e bashkëpunimit midis këtyre dy institucioneve të sigurisë në vend.
“Sot në ambientet e Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë, Drejtori i AKI, Kreshnik Gashi dhe Komandanti i FSK gjenerallejtënant Rrahman Rama kanë nënshkruar Memorandumin e bashkëpunimit ndërmjet FSK-së dhe AKI-së”, thuhet në njoftim.
Ky Memorandum sipas tyre, përbën avancim dhe thellim të bashkëpunimit ndërmjet dy institucioneve përkatëse brenda fushëveprimit të tyre kushtetues dhe ligjor.
“Bashkëpunimi i përcaktuar me këtë memorandum përfshinë aspekte të fushës së sigurisë, gjegjësisht shkëmbimin e informacioneve për kërcënimet dhe rreziqet ndaj vendit tonë, si dhe rritë mbështetjen e ndërsjellë në fushat me interes të përbashkët në shërbim të sigurisë kombëtare dhe më gjerë”, thuhet tutje në njoftim./arbresh.info
Begaj viziton arbëreshët e Italisë: Do të mbetet një kujtim ...
Ancelotti tregon haptas se a do të bëjë Real Madridi ndonjë ...
“Trepça” dërgon padi ndaj një ish-punëtori, thot...
Vrasja e kreut të Hamasit, reagon Hezbollahu: Do ta përshkal...
Ursula von der Leyen javën tjetër në Kosovë
Mucunski-Drexel: Maqedonia e Veriut është e përkushtuar në p...