Google ADS

AKI dhe FSK  forcojnë bashkëpunimin mes tyre

22:53 | 28 Maj 2020
L G

Agjencia Kosovare e Inteligjencës (AKI), dhe Forca e Sigurisë së Kosovës (FSK) kanë nënshkruar një memorandum bashkëpunimi.

Sipas njoftimit të AKI-së,  ky memorandum synon forcimin e bashkëpunimit midis këtyre dy institucioneve të sigurisë në vend.

“Sot në ambientet e Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë, Drejtori i AKI, Kreshnik Gashi dhe Komandanti i FSK gjenerallejtënant  Rrahman Rama kanë nënshkruar Memorandumin e bashkëpunimit ndërmjet FSK-së dhe AKI-së”, thuhet në njoftim.

Ky Memorandum sipas tyre, përbën avancim dhe thellim të bashkëpunimit ndërmjet dy institucioneve përkatëse brenda fushëveprimit të tyre kushtetues dhe ligjor.

“Bashkëpunimi i përcaktuar me këtë memorandum përfshinë aspekte të fushës së sigurisë, gjegjësisht shkëmbimin e informacioneve për kërcënimet dhe rreziqet ndaj vendit tonë, si dhe rritë mbështetjen e ndërsjellë në fushat me interes të përbashkët në shërbim të sigurisë kombëtare dhe më gjerë”, thuhet tutje në njoftim./arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme