AKB: Rreth 17 mijë të rinj presin 5 vjet për t’u punësuar në Kosovë

15:19 | 3 Shtator 2023
E.H

Aleanca Kosovare e Bizneseve njofton se mesatarisht rreth 17 mijë të rijnë presin për punë rreth 5 vjet.

Sipas një studimi hulumtues, AKB bënë të ditur se për 10 vitet e kaluara rreth tregut të punës në Kosovë punësohen rreth 8 mijë të pa punë, ndërsa tregut të punës i shtohen rreth 25 mijë persona të aftë për punë.

“AKB ka bërë një studim hulumtues për 10 vitet e kaluara rreth tregut të punës në Kosovë ,ku mesatarisht punësohen rreth 8 mijë të pa punë kurse në tregun e punës shtohen rreth 25 mijë persona të aftë për punë”, thuhet në njoftim.

Nga studimi del se një i ri, duhet të pret rreth 5 vite për të u punësuar në Kosovë për një pagë mesatare rreth 300 euro në muaj si fillestar e pas një deri në dy vite deri 400 euro.

“Kosova vazhdon të jetë vendi me pagën me të ulët në Ballkan dhe me natalitetin më të lartë në EU, me këtë trend aktual Kosova rrezikon të mbetet pa të rinjtë dhe pa fuqi punëtore”, thuhet tutje në njoftim./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme