Aleanca Kosovare e Bizneseve (AKB) vlerëson se vota e deputetëve të Kuvendit të Kosovës kundër tërheqjes së një përqindjeje nga Trusti i kursimeve pensionale është votë kundër kërkesës së qytetarëve.
Nëpërmes një reagimi në faqen e Facebookut, AKB thekson se qytetarët me të drejtë po kërkojnë mjetet e veta për të tejkaluar krizën, e cila i ka prekur të gjithë – qytetarët dhe bizneset e Kosovës.
“Nëse sot deputetet nuk e votojnë kërkesën e votueseve dhe qytetarëve të Kosovës, atëherë këta duhen t’i ndëshkojnë si deputetë dhe parti politike në zgjedhjet e ardhshme”, theksohet në komunikatën e organizatës që udhëhiqet nga Agim Shahini./arbresh.info/
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...