Shefi i Aleancës Kosovare të Bizneseve, Agim Shahini, ka kërkuar nga Ministri i Financave, Bedri Hamza, të arrihet një zgjidhje për kundërshtimet mes palëve në Stacionin e Autobusëve dhe agjencive të udhëtimit.
“Duhet të bisedohet me operatorët ekonomik. Duhet të diskutohet ajo rregullore dhe të gjendet një zgjidhje,” është shprehur Shahini në takimin e organizuar nga ministri Hamza me përfaqësues të odave ekonomike në Kosovë.
Pakënaqësitë burojnë nga një rregullore, përmes të cilës kërkohet nga qytetarët që të marrin biletën e udhëtimit brenda ambienteve të Stacionit.
Agjencitë kundërshtojnë një gjë të tillë, pasi thonë se po dëmtohen bizneset e tyre financiarisht./arbresh.info/
Nis protesta e opozitës në Shqipëri, bllokohen disa rrugë në...
Shefi i NATO-s i shqetësuar për sigurinë afatgjate të aleanc...
Monza e shkarkon Alessandro Nestan
Biden fal dënimet me vdekje
Prokuroria në Gjakovë ngrit aktakuzë ndaj të pandehurit që v...
Ilir Avdyli largohet nga Llapi