Akademiku serb, Dushan Kovaçeviq ka thënë se krejt kjo që po ndodhë rreth Kosovës, tregon se zgjidhja po i afrohet fundit.
Në një intervistë për gazetën serbe ‘Blic”, akademiku serb deklaroi se këtë vit dhe vitin e ardhshëm priten ngjarje shumë të rëndësishme.
“Ajo që po ndodh rreth Kosovës duhet të merr fund dhe po i vije fundi. Dhe kushdo që tregon interesim për Serbinë, dhe ndërkohë mendon sadopak, e sheh se po hyjmë në zgjidhjen përfundimtare”, ka thënë akademiku Kovaçeviq, përcjell Telegrafi.
“Të gjitha këto propozime që po ndodhin tani – për hapjen e linjat ajrore, hekurudhore, përfundimi i autostradës …, sido qofshin të ambalazhuara, në thelb janë tregues i propozimit për njohjen e Kosovës”.
“Do të jetë diçka që do të ndodhë brenda një kohe shumë të shkurtër, si një ultimatum. Dhe kjo ma kujton vitin 1914[aludon në fillimin e Luftës së Parë Botërore]”, tha akademiku Kovaçeviq.
Të përkujtojmë se më 28 korrik 1914 filloi Lufta e Parë Botërore e cila zgjati deri më 11 nëntor 1918.
Ishte konflikti i parë i madh botëror i shekullit XX, “Lufta e Madhe”, që mobilizoi 70 milionë ushtarë nga të gjitha kontinentet, shkaktoi vdekjen e 10 milionë personave dhe 20 milionë të plagosurve mes luftëtarëve, me miliona të vdekur civilë dhe rënien e katër perandorive (ruse, austro-hungareze, gjermane dhe otomane). /Telegrafi/
Ushtria urdhërohet “të qëllojë menjëherë”, teksa mbështetësi...
Sot në Kamenicë zbulohet shtatorja e heroit Metush Krasniqi
Sot hapet Konventa e Industrisë së Drurit të Kosovës
Pesë vjet nga tërmeti në Shqipëri ku humbën jetën 51 persona
Urdhri për zhdëmtimin e viktimave në çështjen gjyqësore të P...
Barcelona ka një plan të qartë për Gyokeres, ta transferojë ...