East Bridge Academy, një akademi publiko-private në Danimarkë, që merret me edukimin ushtarak në shumë vende të botës dhe që të tillë edukim kanë dhënë edhe në Kosovë, janë shprehur në favor të transformimit të Forcës së Sigurisë së Kosovës në ushtri.
Sipas kësaj akademie ushtarake, është fort e rëndësishme – sidomos në konstelacionet e tanishme dhe paqartësinë në arenën ndërkombëtare – që shtetet të kenë ushtri për t’iu garantuar qytetarëve të vet siguri dhe mbrojtjes, ashtu siç e thotë edhe kushtetuta.
Drejtor i kësaj akademie është oficeri i karrierës, John Skovbo, i cili është oficer në ushtrinë daneze dhe po ashtu edhe ka shërbyer me trupat e NATO-s në Kosovë në dy misione.
Kjo organizatë prestigjioze ndërkombëtare në një raport të tyre, për gjendjen e FSK-së dhe kapacitet e saj ushtarake, shkruan se trupat e kësaj force megjithatë kanë nevojë për asistencë gjatë transformimit të tyre në ushtri e më pas edhe në rrugën drejt inkuadrimit në NATO.
Udhëheqës të kësaj akademie kanë qëndruar në Kosovë ku janë takuar edhe me komisionin parlamentar për siguri dhe me aketerë të tjerë brenda Ministrisë së FSK-së.
East Bridge Academy ka ndihmuar shumë vende në rritjen dhe përmirësimin e aftësive ushtarake, sidomos vendet Baltike, njofton Klan Kosova.
Kryesia e Kuvendit mblidhet të hënën, ky është rendi i ditës
‘Kevin, të dua shumë’ – Ana i dërgon mesazh nga jashtë
Izraeli godet me raketa një ndërtesë në Bejrut, të paktën 4 ...
Sancho mund të largohet nga Chelsea, por jo nga Anglia – atë...
Trump zgjedh financierin Scott Bessent për Sekretar të Thesa...
Horoskopi, parashikimi i yjeve për fundjavën