Akademia e Shkencave dhe Arteve të Kosovës do të mbajë një mbledhje përkujtimore në nderim të albanologut kanadez, Robert Elsie.
Elsie ka ndërruar jetë më 2 tetor në moshën 67 vjeçare.
Elsie ishte ndër studiuesit më të mëdhenj të gjuhës dhe letërsisë shqipe.
Ai ishte anëtar i Shoqatës së Evropës Juglindore (Südosteuropa-Gesellschaft), anëtar i Akademisë së Shkencave dhe të Arteve të Kosovës, si dhe anëtar nderi i Shoqatës së Shkrimtarëve të Kosovës.
Elsie, ndër shumë veprat për letërsinë dhe historinë e letërsisë shqipe që ka shkruar, do të mbahet mend edhe për përkthimin e kryeveprës së At Gjergj Fishtës “Lahuta e Malcis”, “The Highland Lute”
Xheneta akuzon Rovenën për fshehjen e gjësendeve të saj
Pushimi i hetimeve ndaj Bujës, Hodaj: Kishte seanca private ...
Abdixhiku: Do të investojmë 500 milionë euro për centralin m...
Chiesa thyen heshtjen pas raportimeve se është i palumtur te...
Pacolli: Këta lloj ministrash janë një rrezik i madh për sho...
Hamza: Diaspora është forca dhe potenciali, me të Kosova mun...