Specialisti për cilësinë e ajrit në IHK, Shkumbin Shala, teksa ka folur për cilësinë e ajrit në vend tha se në periudhën mars-maj të këtij viti ka pasur ulje të nivelit të ndotjes së ajrit, ndërsa në këtë muaj është ngjashëm sikurse vitin e kaluar.
Këto informacione Shala i dha teksa shtoi se shkaktarët e ndotjes së ajrit janë industria, termocentralet, transporti, ekonomite familjare, mungesa e zonave të gjelbërta.
“Ndër qytetet më të ndotura është Obiliqi, por ka përmirësim krahasuar me vitin 2011 e 2013. Ndërsa në Brezovicë ajri është shumë i pastër”, tha Shala në Frontal.
Tutje ai shtoi se faktori njeri është ai që bën më së shumti ndotje dhe se ndotja e ajrit është problem global jo vetëm në Kosovë.
Flet ministri Çeku: Serbia shkeli Marrëveshjen e Brukselit
Asfiksohen nga rrjedhja e gazit, dy të vdekur në Tiranë
Putin shpreh gadishmëri për negociata, por përsërit kërkesat...
Kryeministri Kurti mirëpriti një delegacion të bizneseve nga...
Therje me thikë ne Lipjan
LDK nesër pret në takim 150 bizneset më të mëdha në vend, Ru...