Qytetarët e Prishtinës sikurse çdo natë tjetër, edhe sonte po përballen me ndotje të lartë të ajrit.
Bazuar në matjen e bërë nga Qendra për matjen e cilësisë së ajrit e vendosur nga Ambasada Amerikane në Prishtinë, në orën 21:00 vlera e ndotjes ka arritur në 350 dhe konsiderohet e shumë e pashëndetshme, transmeton Telegrafi.
Madje një paralajmërim për ndotjen e sotme të ajrit e ka bërë edhe kryeshefi Ekzekutiv i Agjencisë për Mbrojtjen e Mjedisit, Ilir Morina.
Morina përmes një statusi në Facebook u ka bërë thirrje qytetarëve që të mos dalin jashtë nga shtëpitë.
“Sonte Prishtina, Shkupi, Tetova,Bitoli, Sofia në të rrezikshme, të reduktoni daljet jashtë shtëpive!”, ka shkruar Morina.
Kujtojmë se institucionet e vendit edhe pse janë në dijeni për këtë problem, situata çdo vit po vazhdon të jetë e njëjtë, dhe deri më tash asgjë nuk është ndërmarr për të përmirësuar këtë gjë.
Hasani takon homologun austriak, diskutojnë për lidhjen e fo...
Mustafa kujton babain Xhemailin, 24 vjet pas vrasjes: Ai ënd...
Në 24-vjetorin e vrasjes, Osmani kujton Xhemail Mustafën si ...
Ancelotti për Mbappen: Ai do të tregojë cilësitë e tij nesër
Çfarë është “Oreshnik”, raketa më e fuqishme që Rusia ka për...
Arrestohen 19 persona në Prizren, për bixhoz e skema piramid...