Ajri jo i shëndetshëm, IKSHPK del me rekomandime

07:50 | 20 Mars 2024
K.B

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike (IKSHPK) ka njoftuar se ajri në Prishtinë është i pa shëndetshëm.

Kështu bën të ditur IKSHPK, përmes një postimi në Facebook.

“Kujdes për personat e ndjeshëm!”, njofton ky Institut.

IKSHPK ka publikuar rekomandimet për personat që mund të ndikohen, shkruan Arbresh.info

Rekomandohet që të reduktohen daljet në mëngjes dhe mbrëmje, sidomos ata me sëmundje kronike e kardiovaskulare dhe respiratorë, fëmijët dhe shtatzënat.

Personat që duhet të dalin, duhet të përdorin maska mbrojtëse, të mbulojnë gojën e hundën me shall.

Të reduktohet pirja e duhanit jashtë ku ka qarkullim të njerëzve, e brenda hapësirave të mbyllura të ndalohet tërësisht.

IKSHPK rekomandon që të qëndroni në shtëpi dhe të mos i hapni dritaret për ajrosje./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme