Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK), po apelon tek qytetarët që të reduktohen daljet për shkak të cilësisë së ajrit që po mbizotëron këto ditë në vendin tonë.
Lidhur me këtë, Arbresh.info ka kontaktuar me drejtorin e klinikës së Pomologjisë, Musa Hoxha.
Ai tregoi se nuk i kanë të ndara me statistika, mirëpo tha që deri në 60-70 vizita ambulatore kryhen çdo ditë.
Ndërsa shtoi se në mesin e tyre ka edhe pacientë që vijnë përshkak të ajrit të ndotur.
“60-70 vizita ambulatore kryhen çdo ditë nga ditë nga specialistë. Nuk mundem me të dhanë numrin e saktë se sa janë për ndotjen e ambientit, por ka edhe pacientë që vijnë për atë arsye”, tha ai.
Edhe Hoxha këshilloi qytetarët që t’i shmangin daljet përgjatë këtyre ditëve të ftohta.
“Me u mbrojt në sezonin e muajve të ftohtët, kur kemi ndotje të ambientit, me i shmang daljet”
Kurse, IKSHPK ka dhënë disa rekomandime për personat e ndjeshëm.
Në apelin e tyre ata i drejtohen personave të ndjeshëm.
”Kujdes për personat e ndjeshëm, ajri jo i shëndoshë”, thuhet në apelin e IKSHPK-së.
Ndërsa disa prej rekomandimeve janë këto:
Ndërsa në Kosovë, Prishtina dhe Obiliqi mbeten dy komunat me ajrin më të ndotur.
Me rekomandimet e Organizatës Botërore të Shëndetësisë, ndotja është e rrezikshme kur mesatarja e grimcave PM10 kalon 45 mikrogramë për metër kub në 24 orë, ndërsa për grimcat PM2.5 nuk duhet të jetë më shumë se 15 mikrogramë për metër kub./Arbresh.info/Kujtesë Berisha/
E dashura i hedh aksidentalisht në kosh 682 milionë euro, Ba...
Teknologjia e dobishme e pagesave “Tap to Pay” bëhet e dispo...
Kurti mori pjesë në shfaqjen e dokumentarit “Ajo’...
Bellinhgamit i dhurohet çmimi “Lojtari më i mirë i sezonit n...
Xhemaili i AAK-së: Presidentja as edhe një fjalë për linçimi...
Përplasje e fortë mes Gresës dhe Xhenetës, shkak pranku i An...