Ajri i ndotur, pediatrët: Kujdes fëmijët, kanë imunitet të ulët

15:53 | 14 Janar 2018
Arbresh.info

Fëmijet janë grupmosha më e rrezikuar nga ndryshimet klimatike dhe ajrit të ndotur. Mjekët pediatër thonë se për shkak të imunitetit të tyre të ulët, fëmijët janë më të rrezikuarit dhe kjo shihet qartë edhe në spitalet e mbushura plot.

Pediatrët ju apelojnë prindërve të cojnë fëmijët urgjentisht në mjek, sapo të shohin shenjat e para tek fëmijët dhe të mos u japin ilace pa konsultim paraprak me mjekun.

Përgjithësisht ndërlikimet e shfaqura janë ato të bllokimit të rrugëve të frymëmarrjes, temperaturë e lartë, të vjella apo dhimbje të forta koke.

Përveç terapise adekuate që përshkruhet duhet pasur kujdes që të konsumohet ushqim i lehtë lëngje dhe vitamina, për të ndihmuar në shërim sa më të shpejtë. Përvec ajrit të ndtur, edhe temperaturat jo të zakonshme për stinën ndikojnë në shtimin e virozave.

“Edhe ndryshimi i klimës është faktor i cili shkakton ndezje tek fëmijët. Fakt është që me ndotjen e ajrit dukshëm është rritur edhe numri i pacintëve jo vetëm në këtë sezon por këto vitet e fundit të problematikave të cilat sipas statistikave nuk kanë qenë kaq të shpeshta më herët. Dukshëm viteve të fundit është rritur numri i fëmijëve të cilat vuajnë edhe me sëmundje kronike të traktit respirator , shkaku i provokimit nga ajri i ndotur” – tha Emel Murtezani, mjeke pediatre.

Prindërit duhet të tregojnë shumë kujdes në mos mbajtjen e fëmijëve në ambiente të mbyllura, sepse kështu rrezikojnë të përforcojnë sëmundjen më shumë. Gjithashtu është e nevojshme që të konsumohen sa më shumë lëngje frutash me përbërje vitaminash të ndryshme.

Është për t’u theksuar që shfaqja e këtyre simptomave është e ndryshme nga njëri individ tek tjetri dhe moshat më të rrizkuara janë fëmijët nga 2 deri në 6 vjeç.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme