Driton Ajazi, kandidat për kryetar të Komunës së Drenasit nga Demokratët për Drenasin në “Edicionin Zgjedhor” në Klan Kosova ka shpalosur planin e tij qeverisës për mandatin katërvjeçar.
Ai tha se plani i tij është i tillë që u përshtatet kërkesave të qytetarëve të komunës së Drenasit dhe është i gërshetuar në disa shtylla, duke përfshirë arsim dhe edukim cilësor, shëndetësi, zhvillim ekonomik, bujqësi, zhvillim rural, infrastrukturë, kulturë dhe sport.
Te arsimi dhe edukimi cilësor ai ka paraparë një pavarësim të plotë me qëllim të rritjes së cilësisë si dhe pemtoi llaptopë personal për të gjithë mësimdhënësit e Drenasit.
“Të ketë ndërtim të çerdheve dhe renovim të atyre ekzistuese, shujtë ditore për nxënësit e ciklit të ulët, përzgjedhje profesionale e stafit të ri arsimor dhe transparencë e plotë. Për të gjithë mësimdhënësit e Drenasit do të sigurohet nga një llaptop personal në mënyrë që t’iu lehtësohet përgatitja e planeve dhe orëve mësimore. Ndarja e bursave për nxënës dhe student si dhe sigurimi i fondi të veçantë për mësimdhëmës të dalluar”, tha Ajazi.
Ai shpalosi edhe planin e tij për shëndetësinë dhe sportin, përcjell Klankosova.tv.
“Në aspektin e shëndetësisë kemi paraparë që t’i funksionalizojmë të gjitha ambulantat të cilat në qeverisjen aktuale janë jashtë funksionit, ato janë shtatë sosh. Ne do ta mbështesim edhe sportin, do të shuhet grupi i hendbollit që ekziston qe 59 vite, prandaj duhet një menaxhim i mirë në këtë pikë”, u shpreh Ajazi.
Ajazi tha se dëmi më i madh që i është bërë komunës së Drenasit në qeverisjen e kryetarit aktual është pagesa përmes përmbaruesve nga sektori i arsimit.
“Dëmi më i madh që i është bërë komunës së Drenasit në qeverisjen e kryetarit aktual është pagesa përmes përmbaruesve nga sektori i arsimit, ku shumë mësimdhënës i kanë realizuar të drejtat e tyre që janë të parapara me kontratën kolektive përmes përmbaruesve kur ka pagu ndoshta brenda dy vitesh deri në 180 mijë euro vetëm provizione për përmbarues”, shtoi ai.
Tutje, Ajazi u shpreh se planprogrami i Demokratëve për Drenasin është i realizushëm dhe i mbulon disa nga kërkesat e domosdoshme të qytetarëve të komunës së Drenasit si dhe u shpreh i bindur se do të fitoi pa balotazh.
Liverpooli synon ta transferojë senzacionin e Brightonin kët...
MMPHI: Të gjitha rrugët që mirëmbahen nga ne janë të kaluesh...
Kurti: Prokuroria ka intervistuar kryeministra edhe më herët...
Kurti: Radoiçiq ka caktuar dy persona për të realizuar sulme...
Edmond Lajqi pranon fajësinë për vrasjen e gruas: I kërkoj f...
Plagoset me thikë 50-vjeçari shqiptar në Athinë, 4 autorët l...