Pas shpërthimit të skandalit në Lëvizjen Vetëvendosje, ku deputetja Aida Dërguti e kishte quajtur “mut” Albin Kurtin, kanë vazhduar reagimet e panumërta.
Përpos në rrjetet sociale dhe nga shumë pika të Lëvizjes Vetëvendosje që kanë kërkuar nga lideri i partisë, Visar Ymeri, që të merren masa ndaj deputetes Aida Dërguti, një reagim i fuqishëm ka ardhur edhe nga Qendra (dega) e Vetëvendosjes në Vushtrri, kryetare e së cilës është Aida Dërguti.
Burime të portalit Veriu.info bëjnë të ditur se Qendra e Vushtrrisë këtë reagim e ka dërguar dje në zyrën qendrore të VV-së në Prishtinë, i cili do të prezantohet sot në mbledhjen Kryesisë së këtij subjekti politik, që do të mbahet për shkak të zhvillimeve të fundit.
“Ne, në vazhdimësi kemi kërkuar që të mbahet mbledhja e Këshillit të Qendrës për të diskutuar dhe për të marrë vendim lidhur me pozicionin e kryetares të Qendrës sonë (v.j. Aida Dërguti), mirëpo deri më sot nuk është mbajtur asnjë.
Edhe mbledhja e paraparë për të dielën është anuluar, andaj si Qendër reagojmë si më poshtë: ‘Kryetarja e Qendrës së Lëvizjes Vetëvendosje në Vushtrri, Aida Dërguti, nga sot nuk na përfaqëson në asnjë nivel vendimmarrës brenda dhe jashtë Lëvizjes Vetëvendosje’”, thuhet në reagimin e bërë dje nga Këshilli i Qendrës së VV-së në Vushtrri./arbresh.info/
Paralajmërimi i Kurtit pas shpërthimit në Ibër Lepenc: Një p...
Shpërthimi në Ibër Lepenc, Kurti do të mbajë mbledhje të Kës...
Kurti: Besojmë se sulmi terrorist në Ibër Lepenc vjen nga fq...
KOSTT: Shpërthimi në Ibër Lepenc nuk ndërlidhet me ndërprerj...
Kryeministri Kurti thërret sonte konferencë për media
Osmani për shpërthimin në Zubin Potok: Bandat kriminale serb...