Deputetja e lëvizjes Vetëvendosje, Aida Dërguti e cila një ditë më parë dha dorëheqje nga Kryesia e Vetëvendosjes nuk do të kalojë në radhët e partisë Nisma për Kosovën dhe në asnjë subjekt tjetër politik.
Kështu bëri të ditur për Telegrafin, Naim Jakaj, këshilltar politik i nënkryetares së Kuvendit, Aida Dërguti.
Ai tha se takimi i Dërgutit në hollin e Kuvendit me zyrtarë të Nismës për Kosovën ka qenë takim i rastësishëm dhe mund t’i ndodh secilit deputet të takohet me përfaqësues të partive tjera politike.
“Aida Dërguti sikurse deputetët tjerë kur kalojnë në hapësirat e kuvendit munden me u taku edhe rastësisht me deputetë tjerë të partive tjera politike”, tha Jakaj.
“Nuk ka asgjë të vërtetë për kalimin e zonjës Dërguti në Nismë dhe nuk ka me pas”, shtoi Jakaj.
Ndryshe, pas dorëheqjes së Dërgutit nga Kryesia e VV-së është raportuar se ajo mund të kalojë në partinë e Fatmir Limajt, Nisma për Kosovën. /Telegrafi/
Rama ndan një video të kirjuar nga AI, duke ecur krahë Ismai...
Ana dhe Kevini e presin Vitin e Ri së bashku
Tirana feston ndërrimin e viteve me spektakël fishekzjarresh...
Poema dhe Diamanti, dy bebet e para të 2025-tës në Kosovë – ...
Viti i Ri nis me diell, parashikimi i motit për sot
2025 nis me dridhje të tokës pranë kufirit Kosovë-Shqipëri, ...