Aida Dërguti i shpëton shkarkimit nga posti i nënkryetares së Kuvendit

11:11 | 4 Qershor 2018
Arbresh.info

Nënkryetarja e Kuvendit Aida Dërguti i ka shpëtuar sot shkarkimit nga pozita e saj që e mban që nga koha kur ishte pjesë e Vetëvendosjes.

Kjo pasi, deputetët e Kuvendit të Kosovës kanë votuar me 26 vota kundër, 17 për dhe 47 abstenime që ajo të shkarkohet, raporton arbresh.info.

Kështu u votuar në votimin e dytë pasi në votimin e parë nuk ishte përmbushur kuorumi prej dy të tretave për të marrë vendim për këtë çështje.

Shkarkimi i saj ishte propozim nga Grupi Parlamentar i VV-së./Arbresh.info

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme