Google ADS

Ahmeti: Zyrtarisht jemi në një krizë politike

00:07 | 20 Korrik 2017
Trina Galanxhi

Analisti Arben Ahmeti, thotë se vendit zyrtarisht është në krizë.

 Ai në  RTV Dukagjini, tek sa po fliste për çështjen e krizës, tha se “ne kemi dështuar edhe një herë për të parandaluar një krizë pas zgjedhore në vend”.

Ndërsa, Berisha ka thënë se koalicioni PAN është i gatshëm t’i ofrojë LDK-së postin e kryeministrit.

Në emisionin “Debat D-Plus” me Ermal Panduri, në temën: ‘Krizë pas Krize’, për gjendjen aktuale pasgjedhore në vend dhe mundësinë e përsëritjes së krizës institucionale pas zgjedhjeve të vitit 2014, kanë folur analistët Arben Ahmeti, Imer Mushkolaj dhe Alban Krasniqi si dhe këshilltari i kryeministrit në detyrë Isa Mustafa, avokati Besnik Berisha. /RTV D/Telegrafi/

https://www.youtube.com/watch?v=gG3IggOEm50

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme