Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti ka komentuar edhe njëherë përplasjen që ka pasur me asamblistin e VV-së, Egzon Azemi në Kuvendin Komunal të kryeqytetit.
Me anë të një postimi në Facebook, teksa ka folur për vendimet e marra në atë mbledhje dhe ndarjet buxhetore që janë bërë, Ahmeti ka folur edhe për incidentin me Azemin.
Ai ka thënë se aty nuk ka pasur gjasë për përleshje fizike pasi që deri në atë pikë nuk ka arritur ndonjëherë.
Madje ka akuzuar Azemin, se në të shkuarën VV ia caktonte detyrën që të provokonte të tjerët.
Postimi i plotë:
U komentua shumë nje përplasje dje në Kuvendin Komunal. Nga natyra jam njeri emocional dhe më pengojnë tepër shumë padrejtësitë. Kur dikush pretendon se është parimor por i shkelë prej pradites 100 parime nuk ka çka më flet. Megjithatë, për mua rruga prej emocionit deri te përleshja fizike është shumë e gjatë dhe nuk e kam arritur ndonjëherë. Më kujtohet në VV kur asambleistit në fjalë i jepnin detyra për të provokuar të tjerët, në mënyrë që ta sulmojnë dhe pastaj të ketë viktimizim. Do të ju tregoj edhe rastet konkrete. Por te ne kjo nuk funksionon./zyrtare/
Anisa ka një kërkesë për Drilonin, ky e refuzon
Vdes në moshën 112-vjeçare njeriu më i vjetër në botë
Anisa ka një kërkesë për Drilonin, ky e refuzon
“Bixhoz me partnerët”, Konjufca për Osmanin: Mund të përdort...
Arsovska: Nuk do të kandidojë për një mandat të dytë për qyt...
Arrestohet personi që vodhi automjetin që u përdor në atenta...