Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti ka folur rreth vendimit të kryeministrit Haradinaj për Pallatin e Rinis. Ai ka thënë se dy vite më parë komuna ka dërguar kërkesë që Pallati i Rinisë t’i kthehet në pronësi komunës së Prishtinës.
Sipas tij ky është lajm i mirë për Prishtinën dhe si kryetar i Prishtinës ai ka thënë se shpreh edhe njëherë vullnetin për të marr përgjegjësi.
Shkrimi i plotë i Ahmetit në Facebook:
Rreth dy vite më parë Komuna e Prishtinës ka dërguar kërkesën që Pallati i Rinisë ti kthehet në pronësi Komunës së Prishtinës, pra të kthehet nga Ndërmarrje Shoqërore në Ndërmarrje Publike Komunale duke marr parasysh që Pallati i Rinisë është ndërtuar me kontributin financiar të qytetarëve të Prishtinës.
Kishim diskutuar me donatorë për renovimin e salles së djegur dhe investime shtesë, donatorë që edhe sot janë të gatshëm. Përkunder fjalëve qeveria Mustafa nuk e bëri as hapin më të vogël.
Sot u informuam se kryeministri Haradinaj ka filluar proceduren disa mujore për këtë kalim. Ky është lajm i mirë për Prishtinën dhe si kryetar i Prishtinës shpreh edhe njëherë vullnetin tonë për të marr përgjegjësi.
Do të përkrah e përgëzoj çdo vendim të cilës do qeveri që është në të mirë të qytetarëve të Kosoves e posaçërisht të Prishtinës. Ky patjetër se është vendim i tillë.
Shpresojmë në përfundim të shpejtë të procesit!
Arabia Saudite do të ndalojë alkoolin gjatë Botërorit 2030
Pas sulmit në Magdeburg seancë e posaçme në Bundestag
Slot lavdëron një futbollist për paraqitje të mrekullueshme ...
35-vjetori i themelimit të LDK-së, Abdixhiku sot bën homazhe...
Mblidhet KQZ për certifikimin e 17 subjekteve tjera politike
Sot diskutohet për transparencën parlamentare