Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti ka sqaruar edhe një herë varrimin e një qytetare serbe e cila jetonte në shtëpinë e pleqve në kryeqytet, e të cilën e ka varrosur Bashkësia Islame.
Ahmeti ka thënë se ka falënderuar Bashkësinë Islame që nuk janë marrë me elemente fetare dhe gjera të tilla, por vetëm kanë ndihmuar.
“Për neve si Komunë është përgjegjësi. Për BIK është edhe vullnet edhe thirrje për harmoni. Për tu aplauduar toleranca”, ka shkruar ai.
Postimi i plotë i Ahmetit në Facebook:
Pash reagime nga ëebfaqe serbe! Ky është reagimi im i fundit në lidhje me këtë nga respekti për qytetaren R.Z. të ndjerë e cila nuk meriton përmendje të tillë pas vdekjes!
Për bashkëqytetarët e mi serb:
Nuk është varrimi kredit për askënd, e as akuzë për dikënd. As nuk është garë. Shtepia e Pleqeve e ka thirre BIK-un dhe ata neve, pastaj ne e kemi thirre komunen e Gracanices ku personalisht është marr një zyrtare por si qytetare. Ka ndihmu edhe OSBE-ja. BIK-u e ka dergu arkivolin, e kane transportu deri te varrezat ortodokse bashke me krejt çka është kërkuar. Ideja ka qene me falenderu Bashkesine Islame qe nuk jane marre me elemente fetare dhe gjera te tilla, por vetem kane ndihmuar. Për neve si Komunë është përgjegjësi. Për BIK është edhe vullnet edhe thirrje për harmoni. Për tu aplauduar toleranca.
Mua fare nuk më bën përshtypje se a është shqiptare apo serbe, më bën përshtypje se si dikush mbetet vetë, pa askënd dhe pa ndihmë. Sikurse ndër viktimat e para të Covidit që ishte bashkëqytetari shqiptar që nuk kishte njeri për ta varrosur ashtu edhe sot e ndjera Radmila.
Publikimi im ishte thirrje për mirëkuptim e jo për inat. Prandaj, le të jetë komuna e Prishtinës apo Graqanicës, e le të jetë edhe Kisha Ortodokse organizatorja. Por mos ja humbni veprimin e mirë BIKut.
Deti Mesdhe po ngrohet më shpejt se pjesa tjetër e botës, si...
Trump emëron Keith Kellogg si të dërguar special për Ukrainë...
Konjufca: Shteti ynë është përplotësim i porosisë së 28 Nënt...
Ancelotti: Edhe nëse fitonim ishte e vështirë të ishim në to...
112 vjetori i Pavarësisë së Shqipërisë festohet në New York
Katër arsye pse disa njerëz nuk kërkojnë kurrë falje?