Ahmeti u dërgon letra drejtuesve ndërkombëtarë, kërkon të mbrohet Marrëveshja e Ohrit

17:32 | 27 Tetor 2024
E.H

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), Ali Ahmeti, ka dërguar letra drejtuar presidentes dhe kryeministrit të Kosovës, Vjosa Osmani dhe Albin Kurti, presidentit dhe kryeministrit të Shqipërisë , Bajram Begaj dhe Edi Rama, presidentes së Komisionit Evropian Ursula von der Leyen, kancelarit gjerman Olaf Scholz, presidentit të Francës Emmanuel Macron dhe sekretarit të Shtetit të ShBA-së Antony Blinken.

Në këto letra, siç njoftojnë nga BDI-ja, Ahmeti shpreh shqetësimin e tij të thellë për zhvillimet e fundit politike dhe kushtetuese në Maqedoninë e Veriut, që rrezikojnë arritjet e Marrëveshjes së Ohrit dhe parimet e barazisë dhe stabilitetit në shtetin shumëetnik, raporton Klan.mk.

Ahmeti thekson se tri vendime të fundit – planet për shfuqizimin e Ligjit për Përdorimin e Gjuhëve, ndalimi i identifikimit të përkatësisë etnike në institucionet shtetërore dhe formimi i një shumice qeverisëse pa përfaqësim të drejtë të komuniteteve etnike – përbëjnë kërcënime serioze për paqen dhe stabilitetin e vendit dhe të rajonit në tërësi.

Ai i bën thirrje udhëheqësve ndërkombëtarë për veprim të përbashkët për mbrojtjen e arritjeve të Marrëveshjes së Ohrit dhe të të drejtave të shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme