Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti në një postim në rrjetin social Facebook, ka njoftuar se pagesat e faturave të mbeturinave kanë filluar të shpërndahen për shërbimin e menaxhimit të tyre.
Sipas tij, qytetarët këto pagesa mund ti bëjnë në të gjitha pikat e Postës (pa provizion), bankat komerciale si dhe sportelet e Komunës, raporton arbresh.info.
Ky është postimi i plotë i Ahmetit:
Pagesa e faturave të mbeturinave
Komuna e Prishtinës ka filluar të bëjë shpërndarjen e faturave për shërbimin e menaxhimit të mbeturinave.
Pagesa e këtyre faturave mund të bëhet në të gjitha pikat e Postës së Kosovës (pa provizion); në të gjitha bankat komerciale (edhe në formë elektronike përmes e-banking); si dhe në sportelet e Komunës së Prishtinës.
Xheneta- Gjestit: A të kujtohet puthja jonë e parë?
Salah i lumtur që futet në historinë e Liverpoolit
Sot nënshkruhen marrëveshjet për certifikim të produkteve
Putin takohet me kryeministrin sllovak në Moskë, bisedojnë p...
Ministria e Bujqësisë në Shqipëri: Mbi 85% e mandarinave pa ...
Aksident në mes dy automjeteve në Klinë