Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti ka bërë të ditur që ka përfunduar projekti “Banimi me kosto të përballueshme”.
Ky ishte njëri nga zotimet e Ahmetit si kryetar i Prishtinës, ku përparësi si përfitues të banesave do të kenë punëtorët e sektorit publik, që nuk e kanë të zgjidhur çështjen e banimin ku përparësi do të kenë nënat vetushqyese dhe gratë në përgjithësi.
“Banimi me kosto të përballueshme” ishte një prej zotimeve të mia si kryetar i Prishtinës. Sot, jam tejet i lumtur që pas shumë hulumtimeve dhe punës së palodhshme ekipore ky projekt ka arritur në fazën përfundimtare, atë të zbatimit. Bashkë me Drejtorin për Mirëqenie Sociale, Dren Kukaj prezantuam sot këtë projekt. Projekti është punuar në bashkëpunim të ngushtë me Ndërmarrja Publike Banesore SH.A. Prishtinë Fakultetin e Arkitekturës dhe Asociacionin e Arkitektëve. Përfitues të banesave me kosto të përballueshme do të jenë punëtorët e sektorit publik, të cilët nuk e kanë të zgjedhur çështjen e banimit, ku grate dhe nënat vetëushqyese do të kenë përparësi”, shkroi Ahmeti.
Osmani mirënjohëse ndaj Kolumbisë
Lamine Yamal fiton çmimin “Golden Boy” 2024
Haradinaj thërret konferencë për media nesër, s’dihet arsyej...
‘I kam treguar se ti e ke pëlqimin e sinqertë’, Xheneta dhe ...
Të arrestuarit në Kosovë për mbishkrimin “Kosova është Serbi...
Jasir Asani golashënuesi më i mirë në Ligën e Kampionëve të ...