Kryetari aktual i Prishtinës Shpend Ahmeti, gjatë ditës është takuar me mësimdhënëset dhe mësimdhënësit e Komunës së Prishtinës. Ai këtë gjë e ka bërë të ditur në profilin e tij në facebook.
Ai ka shkruar se mësimdhënëset dhe mësimdhënësit janë më meritorët për ngritjen graduale të cilësisë së arsimimit në Komunën tonë.
Ky është shkrimi i plotë i tij në facebook:
“U takuam me mësimdhënëset dhe mësimdhënësit e Komunës së Prishtinës, të cilët janë më meritorët për ngritjen graduale të cilësisë së arsimimit në Komunën tonë. Nga viti në vit, nxënësit tanë po dalin më të suksesshëm, dhe si rrjedhojë triumfues nëpër gara të ndryshme në Kosovë dhe jo vetëm.
Me numrin më të madh të asambleistëve që e kemi në mandatin e radhës, qysh në seancën e parë do ta kalojmë projektin tonë për banesa me kosto të përballueshme, projekt ky nga i cili do të përfitojnë punëtorët e arsimit, punëtorët e shëndetësisë, dhe shërbyesit civilë që kanë kontribuuar ndër vite për Komunën tonë”, ka shkruar Ahmeti në facebook.
Sot mbahet Samiti i Ballkanit Perëndimor kundër diskriminimi...
Parashikimi i motit për sot
E dashura i hedh aksidentalisht në kosh 682 milionë euro, Ba...
Teknologjia e dobishme e pagesave “Tap to Pay” bëhet e dispo...
Kurti mori pjesë në shfaqjen e dokumentarit “Ajo’...
Bellinhgamit i dhurohet çmimi “Lojtari më i mirë i sezonit n...