Google ADS

Ahmeti takon Kryetarin e Komisionit Parlamentar të Hungarisë, diskutuan për anëtarësimin në Këshillin e Evropës

16:24 | 28 Shtator 2022
E.H

Zëvendësministri Kreshnik Ahmeti, gjatë vizitës së tij në Budapest, takoi Kryetarin e Komisionit Parlamentar, Zsolt Nemeth, i cili njëkohësisht drejton delegacionin hungarez në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës (APKE) dhe është nënkrytar i APKE.

Në takimin e tyre ata diskutuan për rëndësinë që anëtarësimi në Këshillin e Evropës ka për qytetarët e Republikës së Kosovës dhe për reformën institucionale të saj, thuhet në komunikatën për media.

Ahmeti theksoi rëndësinë e kalimit të aplikimit të Republikës së Kosovës nga Komiteti i Ministrave, për opinion tek Asambleja Parlamentare.

Ajo fazë përbënë punën e rëndësishme përmbajtësore në procesin e aplikimit dhe Republika e Kosovës është e gatshme të angazhohet intensivisht në këtë drejtim.

Zëvendësministri Ahmeti falenderoi Nemeth për mbështetjen dhe për gatishmërinë e tij për bashkëpunimit më të ngushtë mes parlamenteve të të dyja vendeve./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme