Ahmeti takon Komandantin e KFOR-it, Gjeneral Salvatore Cuoci

10:46 | 9 Janar 2018
M. A.

Kryetari i komunës së Prishtinës Shpend Ahmeti ka pritur sot në takim komandantin e KFOR-it Gjeneral Salvatore Cuoci, shkruan arbresh.info.

Ahmeti ka treguar se temë kryesore e takimit ishte çështja e sigurisë në Komunën e Prishtinën.

“Sot takova komandantin e ri të KFOR-it, Gjeneralin Salvatore Cuoci, të cilin e uroi për detyrën e re në Kosovë.

Temë kryesore e këtij takimi ishte çështja e sigurisë në Komunën e Prishtinën, me ç’rast u fol për instancat aktuale përgjegjëse si dhe për të mirat që ia sjellë Komunës Policia Komunale në menaxhimin e situatave.

Kryetari Ahmeti dhe Komandanti Cuoci shprehën gatishmërinë e tyre për bashkëpunim të ndërsjellë, sa herë që një gjë e tillë është e nevojshme”, tha Ahmeti./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme