Kryetari i komunës së Prishtinës Shpend Ahmeti ka pritur sot në takim komandantin e KFOR-it Gjeneral Salvatore Cuoci, shkruan arbresh.info.
Ahmeti ka treguar se temë kryesore e takimit ishte çështja e sigurisë në Komunën e Prishtinën.
“Sot takova komandantin e ri të KFOR-it, Gjeneralin Salvatore Cuoci, të cilin e uroi për detyrën e re në Kosovë.
Temë kryesore e këtij takimi ishte çështja e sigurisë në Komunën e Prishtinën, me ç’rast u fol për instancat aktuale përgjegjëse si dhe për të mirat që ia sjellë Komunës Policia Komunale në menaxhimin e situatave.
Kryetari Ahmeti dhe Komandanti Cuoci shprehën gatishmërinë e tyre për bashkëpunim të ndërsjellë, sa herë që një gjë e tillë është e nevojshme”, tha Ahmeti./Arbresh.info/
Ferrari prezanton makinën më të fuqishme të historisë së tij
Qëndrimi i Harrisit dhe i Trumpit për Kosovën, faktorë për v...
Cilat janë përfitimet e dushit të ftohtë?
Zëdhënësi i ushtrisë izraelite: Sinwar po përpiqej të arrati...
Edon Zhegrova, i pari me driblime në Champions League
Moska, sulm hibrid Shqipërisë?