Ahmeti takoi ministrin e Tregtisë së Bangladeshit, diskutuan për bashkëpunim ekonomik

13:54 | 12 Tetor 2022
L G

Zëvendësministri i Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Kreshnik Ahmeti, zhvilloi takim me ministrin e Tregtisë së Republikës së Popullit të Bangladeshit, Tipu Munshi.

Sipas njoftimit të MPJD-së zëvendësministri Ahmeti, vlerësoi lart marrëdhëniet e shkëlqyera mes dy vendeve.

“Gjatë takimit u diskutua mbi Marrëveshjen për Bashkëpunim Ekonomik dhe themelimin e Komitetit të Përbashkët Ekonomik, me përfshirjen e bizneseve të të dyja vendet. Të dyja palët theksuan se ka potencial të madh të bashkëpunimit ekonomik dhe u pajtuan që përveç marrëveshjeve të arritura, të ndërmarrin edhe nisma të reja”, thuhet në njoftim./arbresh.info/

Të ngjashme