Zëvendësministri i Punëve të Jastme dhe Diasporës, Kreshnik Ahmeti, i shoqëruar nga Ambasadori i Kosovës në Mbretërinë e Bashkuar, Ilir Kapiti, u prit në takim nga Victoria Billing, Drejtore për Evropë në FCOD (Foreign, Commonwealth and Development Office).
Temat kryesore të takimit ishin bashkëpunimi bilateral në fushën e mbrojtjes, sigurisë, drejtësisë dhe mbështetja e Mbretërisë së Bashkuar në organizata ndërkombëtare, me theks të veçantë në Këshillin e Evropës, përcjell Arbresh.info.
Gjithashtu, Ahmeti vuri në pah veprimet e vazhdueshme destabilizuese të Serbisë në rajon dhe nevojën e ndërmarrjes së hapave konkret në ruajtjen e paqes dhe stabilitetit në Ballkanin Perëndimor.
Ahmeti, falenderoi Billing për mbështetjen e vazhdueshme të Mbretërisë së Bashkuar dhe vlerësoi lartë marrëdhëniet mes dy vendeve.
Takimi me Drejtoren Billing i paraprinë mbledhjes së dytë të Këshillit të Partneritetit mes Kosovës dhe Mbretërisë së Bashkuar, i cili do të mbahet nesër në Londër./Arbresh.info
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...