Ahmeti: Sot, një qytet ndryshe, vlerësimi ditëve në vazhdim

18:19 | 31 Janar 2018
M. A.

Kryetari i komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka përshëndetur aksionin e sotëm në kryeqytet ku u ndalua qarkullimi i vetuarave brenda qendrës në tentim të mbrojtjes së ajrit nga ndotja.

Përmes llogarisë së tij në facebook, Ahmeti deklaron se vlerësimi i efektit të këtij vendimi pritet të bëhet ditëve në vazhdim, njofton Klan Kosova.

”Sot, një qytet ndryshe ❤️. Vazhdojme edhe nesër pastaj e vlerësojmë. I kuptojmë telashet për disa grupe të qytetarëve por ju lus që të ja falni këto ditë qytetit tonë.

Nesër prej orës 10:00 do t’i lajmë rrugët e ndaluara për te qarkullim”.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme