Ahmeti: Sot dhe përgjithmonë, ne jemi bashkë

10:58 | 17 Shkurt 2017
Arbresh.info

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti ka uruar 9 vjetorin e pavarësisë së Kosovës, duke thënë se shqiptarët e Maqedonisë do të qëndrojnë gjithmonë pranë popullit të Kosovës në çdo sakrificë, në çdo sfidë dhe në punën e përbashkët drejt integrimit të plotë euro-atlantik.

Ja urimi i plotë i Ahmetit:

Në këtë Ditë të Pavarësisë së Kosovës, kam kënaqësinë e veçantë që në emër të të gjithë ne pranë Bashkimit Demokratik për Integrim, të përcjell urimet më të ngrohta e vëllazërore bashkëkombasve tanë në Kosovë dhe gjithandej.

Kujtoj me përulësi heronjtë e UÇK-së dhe shpreh mirënjohje dhe respekt pa fund për patriotizmin, atdhedashurinë, sakrificën dhe kontributin e madh të brezave të tërë.

Ne, motra dhe vëllezër tuaj, do të qëndrojmë gjithmonë pranë jush dhe me ju në çdo sakrificë, në çdo sfidë dhe në punën tonë të përbashkët drejt integrimit të plotë euro-atlantik. Sot dhe përgjithmonë, ne jemi bashkë.

Zoti e bekoftë Republikën e Kosovës!

Zoti i bekoftë shqiptarët!

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme