Ahmeti: Sivjet përfundon restaurimi i Xhamisë së Çarshisë dhe Hamamit të qytetit

14:45 | 9 Shkurt 2018
Arbresh.info

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti përmes një statusi në profilin e tij në facebook ka njoftuar se këtë vit do të bëhet restaurimi i dy objekteve të rëndësishme.

Ahmeti këtij statusi ia ka bashkëngjitur edhe disa fotografi ku shihen punëtorët gjatë punimeve, transmeton arbresh.info.

Ky është postimi i tij i plotë:

“Sivjet me Tika do të përfundojmë restaurimin e dy objekteve të rëndësishme të Trashëgimisë Kulturore në Prishtinë, Xhaminë e Çarshisë dhe Hamamin e qytetit.

Sot, drejtori i Kulturës Yll Rugova bashkë me ekspertët nga Turqia kanë vizituar Hamamin për të bërë vlerësimin fillestar për këtë projekt të rëndësishëm.Hamami do të kthehet në hapësirë publike dhe për interes publik”, ka shkruar Ahmeti në facebook.

 

Fotografia e Shpend A. Ahmeti

 

Fotografia e Shpend A. Ahmeti

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme