Ahmeti: Situata me COVID-19 është nën kontroll, s’janë të nevojshme masa të tjera

10:32 | 11 Qershor 2020
A Z

Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti teksa foli për shtimin e rasteve me Coronavirus, tha se situata është nën kontroll dhe nuk është e nevojshme të ndërmerren masa tjera

Sipas tij, në menaxhimin e situatës më së shumti po kontribuojnë qytetarët.

Ahmeti: Situata me COVID-19 është nën kontroll, s’janë të nevojshme masa të tjera
“Nuk besoj se do të ketë lëvizje më shumë se ditëve të kaluara. Ju e dini se Qeveria ka vendosur që t’i largojë të gjitha masat të cilat janë në fuqi përveç tubimeve të mëdha, ku mund të ketë më shumë se 50 persona në distancë të vogël dhe ne ende ju themi se mbrojtja më e mirë ndaj virusit është distanca dhe dorëzat që IKShP-ja thotë se është masë mbrojtëse”, tha Ahmeti,

“Nuk besoj, ne kemi pasur diskutime edhe në Ministrinë e Shëndetësisë dhe IKShP, ata janë institucione që vendosin. Unë nuk mendoj se do të ketë ripërsëritje të masave përveç se na humb kontrolli total. Pas rihapjes në valën e tretë, natyrisht se priten që të ketë një numër më të madh të rasteve por lajm i mirë është se nuk kemi raste të rënda dhe nuk fatalitete nga kjo pandemi. Besoj se situata është nën kontroll dhe për këtë po kontribuojnë qytetarët më së shumti”.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme