Google ADS

Ahmeti, Selimi e Konjufca në mbledhje të VV-së

15:50 | 10 Janar 2018
Arbresh.info

Kryetari i Prishtinës Shpend Ahmeti dhe deputetët Rexhep Selimi e Glauk Konjufca kanë arritur para pak çastesh në selinë e partisë së tyre.

Vetëvendosje ka thirre mbledhje për të diskutuar dorëheqjet e fundit në parti, shkruan arbresh.info.

Zyrtarë të lartë, duke filluar nga kryetari Visar Ymeri, nënkryetari i parë Dardan Sejdiu e disa deputetë të tjerë kanë dhënë dorëheqje nga të gjitha pozitat në parti.

Në mbledhjen e sotme i pari ka arritur kandidati i vetëm për kryetar të VV-së në zgjedhjet tashmë të shpallura, Albin Kurti.

Kurti ka qenë lider i partisë derisa këtë pozitë e fitoi në zgjedhjet e brendshme Visar Ymeri./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme