Kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje, Shpend Ahmeti ka paraqitur sot planet e tij për investime kapitale në katër vitet e ardhshme.
Ahmeti, në një konferencë për media që ka mbajtur në sheshin “Skënderbeu” ka përmendur si investime të ardhshme, rregullimin e kanalizimit, infrastrukturën rrugore, investimet në kulturë dhe parqe e hapësira rekreative.
Ahmeti ka thënë se një prej projekteve madhore është edhe përfundimi i rrugës A që lidh rrugën “Muharrem Fejza”në lagjen Mati 1 me lagjen e Veternikut, shkruan arbresh.info.
“Komuna e Prishtinës i ka 70 milionë euro buxhet për 2018 prej të cilave më pak se gjysma janë shpenzime kapitale. Tashmë mund të lëvizim drejt projekteve të reja dhe rregullimit të çështjeve të ndryshme, e para ka të bëjë me kanalizimin dhe ndërtimin e dy kolektorëve që na kanë mbetur një në Lagjen Mati dhe një në Kalabri që jemi duke e implementuar atë projekt dhe do të përfundoj në fund të vitit 2018. Ne rregullojmë me këto problemin e kolektorëve të mëdhenj që arrijnë shumën e mbi 3 milionë eurove secila. Duhet të kompletohet infrastruktura rrugore, përfundimi i Rrugës A që niset nga rruga “Muharrem Fejza” në lagjen e Spitalit e deri në Veternik. Te rruga A problemin kryesor e kemi pasur me shpronësim. Do të jetë një vazhdim i rrugës B”, ka thënë Ahmeti.
Ai ka shtuar se 1 milionë euro do të ndahen për lagje dhe hapësira rekreative, duke përmendur këtu ndërtimin e sheshit “Adem Jashari”./arbresh.info/
Audi sfidon konkurrencën – njofton vetura më të shtrenjta dh...
Vendos goli i Conceicaos, Juventusi triumfon derbin e Italis...
Shtatë arsye pse duhet të nisni mëngjesin me banane
Qeshni më pak për të mos u dukur të vjetër
Volkswagen po vjen me një model të ri elektrik të përballues...
Pse ngjyra e zezë tërheqë më shumë rreze të diellit?