Google ADS

Ahmeti reagon kështu pas dënimit të deputetëve të Vetëvendosjes

15:13 | 3 Janar 2018
Arbresh.info

Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti ka reaguar pas vendimit të Gjykatës Themelore të Prishtinës për të dënuar me afro 6 vjet burgim katër deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje për hedhje të gazit lotsjellës në Kuvend.

Ahmeti ka thënë se ky është një ndër vendimet e padrejta që është bërë ndonjëherë, shkruan arbresh.info.

Lexoni të plotë postimin e tij:

Edhe pse me kusht, vendimi për shpalljen fajtor dhe dënimet e sotme për Albinin, Donikën, Albulenën dhe Fatonin është ndër vendimet më të padrejta të historikut të shkurtë të Gjyqësorit të shtetit tonë. Duhet të kërkojmë lirimin e plotë të të gjithë deputetëve që mbrojten sovranitetin e shtetit tonë./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme