Ahmeti: Qytetari i infektuar shpenzon 50 deri në 400 euro për COVID-19, si Prishtinë jemi të gatshëm të ndihmojmë

21:33 | 17 Nëntor 2020
Arbresh.info

Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti ka deklaruar se përpos krizës ekonomike të përgjithshme, është edhe një aspekt akut i krizës.

Ahmeti tha se shpenzimet shëndetësore të pacientëve pozitiv me COVID-19, nga xhepi janë të papërballueshme për një pjesë të madhe të qytetarëve, shkruan Arbresh.info,

I pari i Prishtinës ka thënë se ndihma mund të bëhet për teste, rentgene e barna që nuk ofrohen pa pagesë në sistemin publik.

Ky është shkrimi i plotë:

Këto shkojnë prej një minimumi prej 50 e deri në 400 euro. Tash mund të ankohemi pse Kosova qe 20 vite nuk e ka -ose në vitet e fundit – nuk e zbaton ligjin për sigurime shëndetësore ose që qeveria kuvendi të aprovojnë një ndihmë të barabartë për çdo pacient në emër të shpenzimeve shëndetësore.

P.S. Këtu nuk po flasim për bukë, asistencë sociale apo ndihmë për papunësi. Po flasim për teste, rentgene e barna që nuk ofrohen pa pagesë në sistemin publik.Si Prishtinë, jemi të gatshëm të bashkëfinancojmë një ndihmë të tillë për qytetarët e Prishtinës në qoftë se niveli qendror ndihmon./Arbresh.info/

Të ngjashme