Një delegacion i Komunës së Prishtinës, me në krye Shpend Ahmeti, vizituan komunën Manheim të Gjermanisë, me ftesë nga kryetari i kësaj komune.
Qëllimi i kësaj vizite ishte zhvillimi i bashkëpunimit në mes të qytetit të Prishtinës dhe qytetit të Mannheim, me ç’rast u diskutua konkretisht për fushën e kadastrit dhe për aftësim profesional në agrokulturë.
Në takimet me drejtorin e Regjistrit të Tokës dhe Kadastrit të qytetit të Mannheim Dr.Grüninger, Drejtoresha e Kadastrit Nora Kelmendi prezantoi punën që është bërë në reformimin e kadastrit në Prishtinë. Në këtë takim palët u dakorduan për bashkëpunim të mëtutjeshëm në projekte konkrete në përdorimin e sistemit të avancuar të shënimeve kadastrale të qytetit-ALKIS.
Drejtori i Bujqësisë, Ferat Makolli, u takua me drejtoreshën e shkollës “Helene Lange Schule/Fröbelseminar”, znj. Krusten Bolm, ku u shqyrtuan mundësitë e bashkëpunimit në aftësimin profesional në fushën e bujqësisë.
Gjatë vizitës në Manheim, Kryetari i Komunës së Prishtinës i shoqëruar nga anëtari i Bordit Këshillimor të Migracionit në Manheim, z. Tefik Ramadani, u takua edhe me pjesëtarë të komunitetit shqiptar që jetojnë dhe veprojnë në këtë qytet.
Rezultatet e para të bashkëpunimit në projektet konkrete pritet të vërehen deri në fund të këtij viti./Arbresh.info.
Policia gjen drogë brenda burgut të Dubravës
Të shtëna me armë zjarri në Malishevë, policia arreston tetë...
Zhduket një vajzë në Prizren
Gjendet pa shenja jete një person në Prishtinë, rasti po het...
Liderët në tubime të diskutueshme me diasporën
Policia shqiptoi 1 mijë e 650 gjoba brenda një jave në Gjila...