Google ADS

Ahmeti: Qarkullimi në orën e lejuar nuk do të thotë se në këtë periudhë kemi situate normale

19:05 | 26 Mars 2020
Arditë Shkodra

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti përmes një shkrimi në Facebook i’u është drejtuar qytetarëve duke e përmendur faktin që para pak minutave u lajmërua se janë edhe tetë raste të reja pozitive me koronavirus në Kosovë.

Ahmeti ka thënë se fakti që lejohet qarkullimi prej orës 16:00-20:00 nuk do të thotë që në këtë periudhë kemi situatë normale, transmeton arbresh.info

‘Poashtu, ftesë për nivelin qendror që të rikonsiderohet orari me dy periudha të restriksioneve sepse po krijon dritare të tollovive nëpër markete. Më mirë do të ishte të kemi një periudhë të ndërprerjes gjatë 24 orëve, prej pasdites/mbremjes deri në mëngjes’, ka shkruar Ahmeti.

Postimi i tij i plotë:

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme