Zëvendësministri i Punëve të Jashtme dhe Diasporës,Kreshnik Ahmeti, u prit në Kuvendin e Republikës së Shqipërisë nga deputetet shqiptare, anëtare të delegacionit në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës, Blerina Xhylameti, Klotilda Bushka dhe Etilda Gjonaj.
Ahmeti i njoftoi deputetet shqiptare mbi zhvillimet e fundit në Kosovë dhe përparimin e Republikës së Kosovës në fusha të ndryshme.
Ai theksoi se “anëtarësimi i Kosovës në Këshillin e Evropës është i domosdoshëm, veçanërisht për qytetarët e vendit, të cilët do të jenë përfituesit më të mëdhenj, e që aktualisht e kanë të pamundur t’i shfrytëzojnë mekanizmat e Këshillit të Evropës, me theks të veçantë Gjykatën Evropiane për të Drejtat e Njeriut. Për më tepër, Republika e Kosovës tashmë ka adoptuar një numër të konventave të Këshillit të Evropës dhe ka siguruar votat e nevojshme për anëtarësim, përderisa vet Këshilli i Evropës ka ardhë në përfundim që nuk ka asnjë pengesë ligjore për anëtarësimin e saj në këtë organizatë të rëndësishme”, tha Ahmeti.
Zëvendësministri Ahmeti i falenderoi deputetet për mbështetjen e fuqishme për Republikën e Kosovës.
Në fund, delegacionet u pajtuan që koordinimi i ngushtë të vazhdojë dhe të ketë bashkërendim të hapave të mëtutjeshëm./arbresh.info/
Haziri në 35-vjetorin e LDK-së: Kjo familje e Rugovës ia dha...
Isak, objektiv i gjigantit francez
Eskalon situata mes Xuxit dhe Gresës, e lagin njëri-tjetrin ...
Policia në kërkim të dy të dyshuarve për vjedhje në Graçanic...
“Kjo dëshiron që unë të them kam pëlqim për të”, Driloni fle...
Rama: Qendra Kulturore Kombëtare për Fëmijë po rilind me një...