Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti ka dhënë detaje të reja rreth “Prishtina Paking”, për të cilën tha se këtë javë përfundojnë trajnimet e 20 kontrollorëve të parë.
Ahmeti ka njoftuar edhe për dy rrugë që do të zgjerohen.
“Javën tjetër fillojmë me dy rrugë për tu zgjeruar pastaj në krejt qytetin. Rrugët e para janë Fehmi Agani (kafet e vogla) dhe rreth Rexhep Lucit”, ka thënë ai, duke shtuar se çdo parking publik do të jetë me pagesë.
“Mundësia është të paguhet me aplikacion, sms (edhe Vala edhe Ipko), biletë, dhe pajisje. Ata që nuk janë rezidentë e kanë 2h maksimumin dhe paguhet për minutë. Pra 7 minuta me nejt paguhen 7 minuta. Rezidentët kanë përparësi dhe mund të qëndrojnë 24h dhe mund të kenë pagesë mujore. Vetura e parë për familje është lirë e pastaj për çdo veturë tjetër shtrenjtohet”, thotë ai.
Postimi i plotë:
Reagon Ana përmes një postimi pas daljes nga “Big Brother”
Ellek: Pres që Lista Serbe të marrë pjesë në zgjedhje
Ukraina humbi 40 për qind të territorit që kontrollonte në K...
Mijëra migrantë me azil të refuzuar morën para për të lëshua...
Turi me diasporën, Rama takon nesër shqiptarët e Londrës
Amorim ka gjetur tashmë zëvendësuesin e Casemiros te Man Utd...