Ahmeti pranon balotazhin në Prishtinë (VIDEO)

22:47 | 22 Tetor 2017
M. A.

Shpend Ahmeti, kryetari aktual i Prishtinës ka thënë se Lëvizja Vetëvendosje në Prishtinë ka dalë me një rezultat të jashtëzakonshëm ku sipas tij ka fituar edhe në kuvendin komunal edhe në garën për kryetar të Prishtinës, shkruan arbresh.info.

“Ishte një rezultate i jashtëzakonshme për lëvizjen tonë ashtu siç kemi kërkuar nga fushata jepi krah Prishtinës, mund të them që kemi fituar bindshëm”, tha Ahmeti në një konferencë për media.

Ai ka thënë se Lëvizja Vetëvendosje ka dyfishuar kandidatët për asamble në komunën e Prishtinës.

“Lëvizja vetëvendosje ka pasur një bllokadë në kuvendin komunal në Prishtinë. Tashme lëvizja vetëvendosje në kuvendin komunal  në Prishtinë e ka fituar kuvendin komunal. Edhe për garën për kryetar kemi fituar bindshëm”

Ai ka pranuar balotazhin me Arban Abrashin e LDK-së

“Tash hyjmë për garën në balotazh. Tash jemi të sigurtë që po kompletohet fitorja në Prishtinë edhe për kryetar edhe për kuvendin komunal”./arbresh.info/

 

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme