Google ADS

Ahmeti përsëri e shtynë aftin për ardhjen e autobusëve, ish bashkëpartiaket i thonë se po qeverisë si Ismet Beqiri

16:42 | 20 Korrik 2018
V. S.

Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti ka thënë se Komuna ka nënshkruar një marrëveshje bashkëpunimin me Ndërmarrjen Publike të Komunës së Prishtinës “Trafiku urban”. Kjo marrëveshje, sipas Ahmetit ishte kushti i fundit që duhej plotësuar që në Prishtinë të vine edhe 21 autobusët e blerë para disa viteve për “Trafikun urban”. Kjo marrveshje, sipas asamblistit të Lëvizjes Vetëvendosje në Kuvendin e Prishtinës, Eman Rrahmani është një mashtrim i radhës i Ahmetit për të mbuluar dështimet.

“Pas disa muajsh përgatitjesh, dje nënshkruam kontratën e Shërbimeve Publike në mes të Komunës dhe Trafikut Urban. Kjo reformë ku ne paguajmë shërbimin me km dhe i marrim te hyrat nga biletat vetë si komunë na mundëson që në dy vitet e ardhshme të ofrojmë shërbime të transportit edhe në vendet ku nuk ka profit, por ka interes publik si dhe na ofron mundësinë (me kosto të saktë) të ofrimit të lirimeve për grupet e cenueshme.  Mos të harrojmë që përfunduam edhe kushtin e fundit për 21 autobusët e tjerë të cilat tani do të porositen”, ka thënë Ahmeti, shkruan lajmi.net.

Ka reaguar, asambleisti i Lëvizjes Vetëvendosje në Kuvendin e Prishtinës, Eman Rrahmani. Ka thënë se kryetari Ahmeti po qeverisë në Prishtinë sikurse Ismet Beqiri.

“Qeverisja e këtij mandati pa VETËVENDOSJE! Lirisht mund të quhet qeverisje e Ismet Beqirit! Me këtë postim Kryetari është mundu që dështimin me ua paraqit qytetarëve si sukses. Kjo marrëveshje është bërë për shkak se Trafiku Urban është para kapitullimit dhe tash komuna do mbulon me buxhet të qytetarëve dështimin e Trafikut Urban, pas vonesave të 21 autobusëve për një vite, duhet të kthehet kredia ende pa ardhur autobusët. Kurse Trafiku Urban është duke operuar me humbje dhe e ka të pa mundur kthimin e kësaj kredie, andaj me këtë marrëveshje është duke u mundu me fsheh gjendjen e Trafikut Urban”, ka thënë Rrahamni.

Sipas, asamblistit të VV-së, funksionimi i taksive ilegal është më i madh se në kohën e Ismet Beqirit dhe se atyre u ishte premtuar se do tu behet zgjedhje, kurse pas largimit te taksive ilegal do te funksiononte Trafiku Urban. “Me habit fakti si mundohet një dështim apo kapitullim të një kompanie publike ta paraqes si një sukses. Në vend qe të marr masat dhe të funksionalizojë Trafikun Urban, kryetari tallet me statusa qesharak. Por nuk thonë kot, kur s’ke turp bëj çfarë të duash!!!”, ka thënë tutje Rrahmani. /Lajmi.net/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme