Ahmeti përgatit kallëzim penal ndaj një ish drejtori të Arsimit

10:35 | 8 Shkurt 2017
M. A.

Kryetari i Prishtinës Shpend Ahmeti, ka njoftuar se është në përgatitje të një kallëzimi penal ndaj një ish drejtori të Arsimit në Komunën e Prishtinës.

Sipas Ahmetit, ai kishte punësuar pa konkurs në 4 shkolla të Prishtinës 4 vajzat e vëllait të tij, ndërsa bashkëshorten thotë ta ketë emëruar drejtoreshë të një shkolle në kryeqytet.

“Mos të çuditemi për PISA. Pa u ballafaquar me këto fakte dhe pa i adresuar ato nuk ka përparim”, ka shkruar Ahmeti në Facebook.

Para disa jave, komuna e Prishtinës ka bërë  kallëzim penal ndaj  njërit prej ish drejtorëve të arsimit për shkak të 100 punësimeve pa konkurs .

Ende nuk është bërë e ditur se për cilët ish drejtorë bëhet fjalë./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme