Ahmeti: Për shkak të mungesës së testeve, Kosova nuk e di numrin e saktë të të infektuarve

16:08 | 15 Korrik 2020
L G

Kreu i komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti thotë se ka dy vërejtje.

Sipas tij,  Prishtina ka marr strisho për tu testuar në IKSHP dhe rrjedhimisht ka më shumë të testuar se komunat tjera, po ashtu numri real duhet të jetë edhe më i lartë, por për shkak të numrit të vogël të testeve Kosova nuk ka arritë të dijë numrin e saktë apo më të përafërt.

Ai, ka thënë se në javët në vazhdim komuna e Prishtinës do t’i bëjë disa hulumtime me teste serologjike./arbresh.info/

Postimi i plotë:

Këto janë statistikat e Prishtinës deri sot!

Dy vërejtje:

– Prishtina ka marr strisho për tu testuar në IKSHP dhe rrjedhimisht ka më shumë të testuar se komunat tjera

– Numri real duhet të jetë edhe më i lartë, por për shkak të numrit të vogël tê testeve Kosova nuk ka arritë të dijë numrin e saktë apo më të përafërt.

E gjitha kjo ka një porosi: kujdes për vetën, familjen e të afërmit. Situata është e rëndë por ende e menagjueshme.

Në javet në vijim si Komunë do ti bëjmë disa hulumtime me teste

serologjike

  1. Me mostër prej 1000 testeve për të gjetur prevalencen (përqindjen e atyre që kanë pasur virusin
  2. Testimin e rasteve pozitive për të parë se a kanë ndertuar imunitet.

 

  1. Testimin e punëtorëve të komunës për ta kuptuar situaten nëpër institucione.

Besoj se keto hulumtime dhe testimet e tjera do ta ndihmojnë IKSHP dhe Komunat e tjera për ta kuptuar më mirë situaten. E besojmë se kjo mund te kontribuoj edhe për hulumtuesit e tjerë. Këtë do ta bëjmë në koordinim me Oden e Mjekeve dhe institucionet e tjera relevante.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme