Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti ka njoftuar se është takuar me përfaqësuesit e nxënësve, mësimdhënësve dhe drejtorin e Gjimazit “Ahmet Gashi”.
Ahmeti në një postim në Facebook, ka njoftuar se shkolla vazhdon të jetë në gjendje të rëndë infrastrukturore.
Ai ka thënë se kanë dërguar ekspertët për të përgatitur projektin e renovimit të shkollës, por, siç ka shkruar ai, në raport u është thënë që Shkolla paraqet rrezik për nxënësit për shkak të dëmtimit në shtyllat mbajtëse dhe themelet e shkollës.
Prandaj, Ahmeti tha se kanë vendosur që përkohësisht me i zhvendos nxënësit.
Duke theksuar se gjendja brenda gjimnazit është tejet e rrezikshme, ka sqaruar se aty do të ketë ose renovim ose rindërtim të shkollës së re.
Postimi i plotë:
Sot jam takuar me përfaqësuesit e nxënësve, mësimdhënësve dhe drejtorin e Gjimazit Ahmet Gashi, për të përsëritur atë që e kemi thënë që tre muaj tani.
Shkolla vazhdon të jetë në gjendje të rëndë infrastrukturore. Kemi dërguar ekspertët për të përgatitur projektin e renovimit të shkollës, por në raport na është thënë që Shkolla paraqet rrezik për nxënësit për shkak të dëmtimit në shtyllat mbajtëse dhe themelet e shkollës.
Ne kemi vendos që përkohësisht me i zhvendos nxënësit, sepse me jetë nuk bëjmë kompromise. Bashkë me Këshillin Drejtues të Shkollës jemi dakorduar edhe për një vlerësim profesional, për të na dhënë mendim të dytë për gjendjen e shkollës.
Në bazë të raporteve, vendosim se a po e renovojmë, apo nevojitet rindërtim. Në secilin rast lëvizja e nxënësve është e përkohshme për shkak të sigurisë së tyre.
Po e shoh që një subjekt politik po tenton me politizu rastin duke shpërdnarë propagandë të rrejshme, por duhet ta dijnë që me jetë të fëmijëve nuk ka politikë dhe nuk ka kompromis.
Autoritetet zvicerane iu dalin “hak” huliganëve ...
Kosova dominon në Bukuresht, por nuk ka gola pas pjesës së p...
Kuvendi me sqarim për kontratën e re për pastrim dhe mirëmba...
Policia e Shqipërisë nis aksion të antidrogës, “shënjestër” ...
Mbledhja e përbashkët Kosovë-Maqedoni, dalin detajet
Shqipëria mbyll përgatitjet në “Air Albania”, gati për ndesh...