Është shumë brengosëse që dy ditë para takimit të shumë pritur të vije një aktakuzë e tillë ndaj zyrtarëve të shtetit.
Kështu thotë Kryetari i komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti në një intervistë për arbresh.info.
Sipas Ahmetit, në këtë rast duhet të jemi të gjithë të bashkuar, pasi që sipas tij një aktakuzë e tillë nuk është ndaj një individi, por ndaj një shteti.
“Këtë e shoh shumë brengosëse për shtetin tonë. Në këtë fazë ju kisha shmang debateve politike ju kisha shmang se kush ka faj për Gjykatën Speciale dhe isha fokusu në faktin se dje në gazetën Neë York Times, dy ditë para takimit të shumëpritur, ballina lexon që Presidenti i Kosovës bashkë me personat e tjerë akuzohen për vrasjen e 100 personave në konfliktin e fundit. Po brengosem se secili që ka jetu në Kosovë e dinë çka kemi hequr gjatë viti 1999 mendoj se është problematike dhe qëllimkeqe në këtë situatë mendoj se i gjithë shteti jonë duhet të bëhet bashkë dhe të ballafaqohen me situatën në ditëve në vazhdim. Nuk do të thotë që krimet nuk duhet hetohen s’mundemi me paragyku, por Gjykata ka qenë gjithmonë e njëanshme është vendosur të gjykohen vetëm shqiptarët e jo edhe ata që kanë vra mbi 15 mijë persona. Secili ta bartë përgjegjësinë e vetë. Sot jam i brengosur për shtetin tim i cili s’ka mundur ta vë drejtësinë për krime të luftës në përgjithësi e posaçërisht krimet që Serbia i ka shkaktu ndaj nesh. Besoj që ditët në vijim mos të jenë sulme partiake e personale, pasi që nuk ka të bëjë me akuza ndaj individit, por ndaj shtetit tonë”, deklaroi ai.
Tutje Ahmeti ka folur edhe rreth anulimit të vizitës së kryeministrit të Kosovës, Avdullah Hoti me 27 qershor në Uashington.
Kryetari i Prishtinës, thotë se një vendim i tillë është i drejtë.
“Diskutimi ka qenë për 27 qershorin dhe unë mendoj se pas situatës së krijuar zotëri Hoti s’ka çka lyp në Uashington jo për faktin se s’ka legjitimitet, por shkaku i situatës së krijuar. Duhet të kemi kohë deri sa të ulemi e t’i bisedojnë krerët e partive politike paraprakisht”, tha ai.
Ahmeti ka folur edhe për mundësinë që Telekom Srbija ka dhënë ofertën më të lartë për të blerë ‘Ipkon’.
Në intervistën për arbresh.info, Ahmeti ka thënë se një aset ku qytetarët flasin dhe je në një mundësi me përgju çdo bisedë nuk do të ishte mirë t’ja japim një shteti tjetër e posaçërisht Serbisë.
“Unë e lidhi që telekomunikimi është një aset i ndjeshëm. Ipko është operator i suksesshëm dhe varet sa zgjatë procesi i shitjes. Unë mendoj se duhet si shtet të themi se Telekom Serbia nuk do të duhet ta blejë Ipkon. Nuk duhet të lejohet blerja e tij as në një situatë tjetër. Një aset ku qytetarët flasin dhe je në një mundësi me përgju çdo bisedë nuk do të ishte mirë t’ja japim një shteti tjetër e posaçërisht Serbisë në një situatë të cilën jemi”./V.Selimi/arbresh.info/
Krasniqi: Arrestimi i veteranëve të UÇK-së në Maqedoninë e V...
“Ai është një i papenduar” – për kë po diskutojnë Rovena dhe...
Xheneta – Lelës: Anisa u ka treguar Edit dhe Drilonit për rr...
Kurti pret në takim kryetarin e Kuvendit të RMV-së
Shtyrje dhe rrahje mes deputetëve në Parlamentin serb
Peci dorëzohet para presionit publik: Anulon grantet për kës...