Google ADS

Ahmeti: Pasojat e masave të gabuara janë të mëdha

16:04 | 29 Nëntor 2020
Arbresh.info

Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti ka reaguar pas publikimit të të dhënave të fundit nga Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik, me ç’rast u raportua se nuk ka asnjë të vdekur nga virusi Covid-19 në Komunën e Prishtinës.

Ai tha se pasojat e masave të gabuara janë të mëdha.

“Pasojat e masave të gabuara janë të mëdha. Jo për qytetet në zonën e kuqe por për ato në zonën e verdhë dhe të gjelbër. Thuhet se nuk kanë raste për shkak se numrin e testeve e kanë të vogël. Ndëra ata sillen pa restriksione dhe qytetarët mendojnë se janë të sigurte”, ka shkruar ai në rrjetin e tij sociale Facebook.

Shkrimi i tij i plotë pa ndërhyrje:

Sot Prishtina 237 raste e zero vdekje nga covidi!

Prizreni 29 raste e 3 vdekje’

A thua Covidi i Prizrenit më i rrezikshëm? Natyrisht se Jo. Ka të bëjë me numrin e testeve. Prandaj masat janë të bazuara në numra që skanë kuptim.

Në pesë ditët e fundit numrat e të infektuarve kanë qenë

25 nëntor – 704

26 nëntor – 775

27 nëntor – 764

28 nëntor – 639

29 nëntor – 626

Në fillim krijohet bindja se është në rënie.

Por në qoftë se e shikojmë si përqindje e testit storia është tjetër.

25 nëntor – 704/1651 42.6 %

26 nëntor – 775/1903 40.7 %

27 nëntor – 764/1827 41.8 %

28 nëntor – 639/1565 40.8 %

29 nëntor – 626/1505 41.5 %

Pra 40 përqind positivity është tepër tepër shifër e lartë. Dhe nuk po bjen.

Pasojat e masave të gabuara janë të mëdha. Jo për qytetet në zonën e kuqe por për ato në zonën e verdhë dhe të gjelbërt. Thuhet se nuk kanë raste për shkak se numrin e testeve e kanë të vogël. Ndëra ata sillen pa restriksione dhe qytetarët mendojne se janë të sigurtë.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme